Versioni mobil OFF
  • flag BG
  • flag EN
  • flag CZ
  • flag MK
  • flag RU
  • flag GR
  • flag SR
  • flag UK
  • flag AL
  • flag RO
  • flag PL
TEL.: +359 2 9576115, +359 2 9576120

Akomodim në Sofje

  • slide2
  • slide3
  • slide4
  • slide6
Rezervimi

për hotel

HOTELI GORNA BANYA

ndodhet në Sofje, në kryeqytetin e Bullgarisë, rreth 5 km nga qendra e qytetit në lagjen e qetë termale Gorna Banya. Nga hoteli paraqitet pamja madhështore të Malit të Vitoshës që ndodhet pranë. Hoteli ofron dhoma teke, dyshe dhe treshe të pajisura me banjo, tualet dhe TV kabllor, si dhe suita e apartamente me akses për personat me aftësi të kufizuara që lëvizin në karocë. Dhomat janë të rikonstruktuara plotësisht në 2001 dhe u përgjigjen standardeve aktuale të hoteleve evropiane.

Në hotel ndodhet bari, ku shërbehet mëngjesi në formë buffet-i (mëngjes kontinental). Në afërsi të hotelit gjendet një restorant tradicional, me një ofertë të gjerë të kuzhinës bullgare dhe asaj të huaj, si dhe një verëtore e cilësisë së lartë. Në hotel ndodhet gjithashtu një sallë (lounge) konferencash, një sallon flokësh, shërbim stomatollogjik non-stop, qendër shërbimesh mjekësore, barnatore dhe lavanderi. Në banjën termale të mirënjohur që ndodhet pranë hotelit, vizitorët mund të relaksohen dhe të shfrytëzojnë burimin kurativ mineral, i cili është i hapur për publikun.

Hoteli disponon parking makinash dhe është lehtësisht i arritshëm me makinë personale, me transport publik ose dhe me taxi me çmime të favorshme (nga hoteli deri në qendër të qytetit kushton rreth 5 - 6 euro, nga hoteli deri në aeroportin e qytetit kushton rreth 11 - 13 euro).

Presim vizitën tuaj me kënaqësi.